Këngëtari Aleksandër Gjoka është rrëfyer për herë të parë se çfarë e bëri të hiqte dorë nga alkooli dhe si është jeta e tij tani. Në intervistë në Tv Klan, ai u shpreh se ka hequr dorë plotësisht nga alkooli.
Para tre vitesh, në vitin 2015, ai u arrestua nga policia pasi ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Mesa duket u desh të ndodhte kjo ngjarje që Aleksandri të hiqte dorë përfundimisht nga alkooli dhe të kujdeset për shëndetin e tij.
“Unë jam në dishezë tani, duhet të kujdesem për shëndetin se me aq sa kam pirë do i kem mbushur nja tre autobotë. Kam filluar të eci më shumë dhe të pi ujë. Ndihem më mirë dhe kam humbur shumë kilogramë“, u shpreh Aleksandri.
Nga ‘tre autobotë’ këngëtari maksimumi që mund të pijë tani është një gotë verë një herë në javë. Aleksandër Gjoka së bashku me Elton Dedën dhe Redon Makashin, të quajtur ndryshe si ‘Tre muskëtjerët’, janë në një fazë të njëjtë dhe me alkooli. Elton Deda gjithashtu u shpreh se dhe ai nuk pi më si më parë.
Ndonjëherë duhet të ndodhin disa situata për të kuptuar të keqen që i bëjmë vetes, por më mirë vonë se sa kurrë!