MENU
klinika

Takimi me Trump

Kanye West zbulon password-in qesharak të telefonit

14.10.2018 - 11:34

Gjatë takimit me Donald Trump, veç të tjerash, Kanye West ka zbuluar më shumë se sa do të dëshironte. Pa dëshirën e tij, ai ka bërë publik kodin e sigurisë së telefonit të tij.

Reperi ka drekuar me Presidentin Trump dhe për një moment e ka nxjerrë telefonin për t’i treguar një “GIF” presidentit.

Kamerat parapa tij e kanë kapur PIN-in e telefonit që ishte “000000”, gjatë transmetimit live.

kolana e librave

Dhe tani, e tërë bota ka nisur shakatë me reperin, duke u tallur në llogari të tij referuar këtij fjalëkalimi qesharak.