MENU
klinika

Dossier/ Pjesa e dytë

Katedralja Ortodokse buçet nga ‘’Fustanella’’

22.10.2018 - 10:59

Dita e dytë më 20 tetor ishte dita më kulmante e aktivitetit të Tiranë. Ajo nisi në orën 21:00 në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë. Karaktetristikë kjo katedrale ka se arkitektura e saj është bërë kastile për evenimente të tilla ku zëri përçohet në formë valësh deri në spektatorin e fundit. Nën ambientin komod të kësaj katedraleje filloi festivali i ditës së dytë.

Olsi Sulejmani, organizatori që hapi koncertin ishte mikpritësi kryesor që shoqëroi të gjithë eventin dhe artdashësit me respekt.

Eventi filloi si solo instrumentiste e artistëve, si ajo e Roi Pacit, Redi Hasës, Michel Godard etj.

Dalëngadalë me zhvillimin e festivalit shtoheshin artdashësit. Muzika që ngriti peshën e sallës ishte ajo kur u ndërthurën disa isnturmente si: në Piano Robert Bisha që si ‘’bishë’’ e vërtetë artistike nuk e mbante vendi në karrige duke performuar edhe në një këngë të shqipëruar nga frëngjishtja, një nga italishtja dhe këngë  të tabanit folklorik shqiptar si psh., nga zona e Zadrimës.

Bashkë me pianon krijimtaria vijoi me trompistët e veshur me fustanellë. Fustanella e  lezetonte këngën e instrumentistëve po aq sa dhe ambientin. Në zhvillimin e repertorit u interpretua një kaba të bërë enkas me klarinetë. Muzika e vjetër shqiptare ishin ndërthurur me pjesë të një repertori të muzikës moderne.

Basisti dhe violiçelisti e shtynë këtë ritëm me një batare të jashtzakonshme ritmike të bateristit Kosovar me etni rome të quajtur Mirsad Dalipi që me plot gojën ishte ”bisha i vërtetë” i festivalit. Ai e përpinte të gjithë ambientin me ritmin dhe melodinë e tij dhe shenjat karakteristike të sjelljes. Ishte më i veçanti i grupit dhe uniku i shfaqjes.

Festivali kishte një ndërthurje edhe me formën e shprehjes së personalitetit të vetë instrumentistëve. Çfarë vihej re? Artistët e ndjejnë muzikën që shprehin, por artistët në këtë event u shkrinë në shprehje mimike dhe plastika të fytyrës që i bënin ata akoma më unikë.

Të gjithë kishin stilin e tyre dhe në krye ishte violinçelisti Redi Hasa si dhe basisti Enver Muhamedi. Por një ritëm krejt unikal si tingujt e prodhuar prej tij ishte bateristi që plus plastikës së fytyrës kishte dhe lëvizjes e trupit.

Nga ana tjetër Robert Bishën nuk e zinte vendi-vend. Jo vetëm ata, salla u elektrizua e gjithë. Të gjithë tundinin kokën dhe trupin njësoj si instrumentistët, të gjithë ishin vënë në diktatin e multidisiplinaritetit që quhej art dhe ky art quhej mrekulli në formën e vet shumëpërmasore. Ishte një muzikë që nuk i ndaheshe dot.

 

Një shikuese pas shfaqjes tha se akoma e kishte në vesh muzikën e fundit të shfaqjes.

Gjëja e dytë që të bënte përshtypje në këtë festival ishte ritmika. Në formë valë që ka kurbën e saj të nisjes dhe zhvilimit e më pas rënien graduale drejt shuarjes ashtu dhe tonacionet, timbrikat ishin, nga basi i fortë, në tonalitetin më të fëshfërimtë të bateristit apo violiçenlistit Redi Hasa në butësinë e Roi Pacit dhe ëmbëlsinë e Michel Godard me disa instrumenta.

Të gjithë bashkë e tundën sallën nga vendi dhe për çudi tingulli nuk të vriste por të ngjiste art. Nuk të pengonte, nuk të besdisesh.

Format e shumta të tingujve të shumë instrumentave që duhet të krijonin disbalancë apo stonim çuditërisht krijuan harmoni të mrekullueshme nën drejtimin e mrekullueshëm të ”bishës” Robert që mezi e mbante karrigia. Të gjithë u bënë bisha instrumentale.

Nuk mungoi dhe entuziazmi i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro që ishte qytetare e thjeshtë në të veshur dhe në të sjellur si gjithë të tjerët në sallë që çuditërisht ishin bërë ministra kulture për frymëzimin e grupit të instrumentistëve.

Spektatatorët ministra ishin aq të entuziazmuar dhe të magjishëm sa edhe muzikantët me brohorimat, duartroktjet dhe valëzimit të ulje ngritjes së trupit të tyre në ritmikën që quhet vallzim. Salla e kulturës po vallzonte…

Salla e Kulturës Ortodokse ka një specifikë tjetër aty. Vala e zërit vjen dhe duket sikur do të shembë dyshemenë dhe karriget me zërin që vjen nga fonia. Arti nuk shemb por bën për së gjalli njerëz me plot gojën. Dhe njerëzit me kulturë quhen artistë në shpirt.

Të gjithë dolën të kënaqur si artistë dhe të entuziazmuar nën hijen e Fustanellës. Ajo ia doli të instrumntalizojë modernitetin shqiptar.

Grupi muzikor ishte i mrekullueshëm. Thjesht ishin unikalë! Eventi megjithëse mbaroi afro orës 11 e gjysmë ia vlente të ndiqej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!