MENU
klinika

Detajet

KE: Të rihapen hetimet për dy shqiptarët e vrarë nga policia greke

16.10.2018 - 13:58

Pas një kërkese të monitoruesit grek të Helsinkit adresuar Presidentit të Komisionit Europian, paditjet ndaj shtetit grek do të rishqyrtohen sërish. 

Monituruesi i Helsinkit ka kërkuar rihapjen e hetimeve për 12 çështje të fituara në Gjykatën e Strasburgut.

Dy nga këto çështje janë për dy shqiptarë të vrarë nga policia greke: Ilir Çelniku dhe Pëllumb Marnikolla.

Pëllumb Marnikollaj e humbi jetën në 3 gusht 2016 rajonin e Policisë së Patisias, në rrugën Aghias Lavras në Athinë ndërsa Ilir Çelniku u vra nga autoritetet helene në nëntor të vitit 2001.

pellumb marknikollaj
pellumb marknikollaj

Autoritetet policore greke pretenduan dy javë pas ngjarjes, më 18 gusht, se i ndjeri Pëllumb Marnikollaj u hodh nga kati i dytë i stacionit të policisë. Gjithashtu, autoritetet nuk informuan askënd nga familjarët e viktimës, të cilët lokalizuan trupin e tij në dt.11 gusht, në kohën kur do të varrosej si një person i cilësuar si pakërkuar.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme