Këngëtari Ylli Limani ka pësuar një rritje të ndjeshme gjatë kohëve të fundit në muzikë, ku projektet e tij janë pëlqyer së tepërmi.
Së fundmi, u fol se Ylli Limani do të ishte një prej pretendetëve të edicionit të 20 të “Këngës Magjike”.
Por duket se në momentet e fundit, Ylli ka ndryshuar mendje, duke u tërhequr. Ky lajm është konfirmuar nga “Prive”, ku thuhet se kanë qenë emrat e mëdhenj konkurrentë në këtë edicion shkaku u tërheqjes, pasi rrezikohej që kënga të “digjej”. Megjithatë, duket disi e çuditshme që këngëtari të jetë tërhequr pikërisht nga konkurrenca.
Mësohet se kënga me të cilën Ylli Limani ishte parashikuar të konkurronte në “Këngën Magjike” do të dalë pas pak ditësh në “Youtube”.