MENU
klinika

Krenare!

Këngëtarja me famë botërore, vath me shqiponjën dykrenare

23.10.2018 - 22:11

Bebe Rexha e ka shprehur shpesh me krenari origjinën e saj shqiptare dhe këtë e ka bërë me mënyra nga më të ndryshmet.

Së fundmi, ajo ka zgjedhur si stoli vathët me simbolin e shqiponjës dykrenare. Këngëtarja me famë botërore postoi edhe disa imazhe në “Instastory”.

Me këtë, ajo vërtetoi edhe njëherë ndjenjat e saj të patriotizmit, të cilat nuk e ka pasur problem t’i shfaqë asnjëherë. Bebe Rexha ka lindur në New York, dhe është rritur në një familje shqiptare me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë.

Aktualisht, këngëtarja po shijon sukseset e albumit të saj të fundit, “Expectations”. “I’m a mess” është kënga më e suksesshme e këtij albumi, e cila është renditur lart në top listat britanike dhe amerikane.