MENU
klinika

Prof. Edvin Prifti

Kirurgjia e valvolave kardiake! Si bëhej më parë, si bëhet sot

04.10.2018 - 21:02

Tentativa e parë për të hapur një valvolë kardiake të ngushtur te njeriu u bë nga Dr. Theodore Tuffier, një kirurg francez, në 13 Korrik të vitit 1912.

Pasi hapi kraharorin e pacientit, ai shtypi murin e aortës nga jashtë duke e futur atë brenda valvolës së aortës. Pacienti mbijetoi dhe u përmirësua.

Mëse 10 vjet më vonë, Dr. Elliot Cutler, një kirurg nga Harvard Medical School SHBA, në bashkëpunim me një kardiolog nga Boston i quajtur Samuel Levine, punuan që të zbulojnë një procedurë për të hapur valvolën mitrale.

Pacienti i parë ishte një vajzë 12-vjeçare, valvola mitrale e së cilës ishte e bllokuar në një gradë tepër të avancuar për shkak të ethes reumatizmale dhe gjendja klinike e vajzës ishte shumë e keqe. Ajo iu nënshtrua kësaj procedure të re në mënyrë shumë të suksesshme në 20 Maj të vitit 1923.

Fatkeqësisht, shumë prej pacientëve të Dr. Cutler nuk i mbijetuan kësaj kirurgjie në muajt që do të vinin më pas, kështu që ai e braktisi këtë procedurë.

Këto tentativa sporadike në shumicën e rasteve me shumë pak sukses ndaluan në vitin 1929 dhe gjendja mbeti stacionare deri në vitin 1945, kur Dr. Charles Bailey dhe ekipi i tij filluan tentativat për trajtimin e stenozës së valvolës mitrale (stenoza është ngushtimi anormal i një vrime, valvole apo edhe enë gjaku në trupin tonë).

Pacienti i tyre i parë ishte një burrë 37-vjeçar i cili u operua në 4 Nëntor të vitit 1945, por ky rast nuk shkoi mirë, pasi pacienti vdiq në sallën e operacionit për shkak të një hemorragjie që nuk u mund të ndalohej.

Pacienti i dytë ishte një grua 29 -vjeçare e cila u operua në 12 Qershor të vitit 1946. Gjendja e saj u përmirësua në 30 orët e para pas operacionit, por filloi të përkeqësohet më vonë dhe pacientja vdiq 48 orë pas interventit.

Pas këtyre dy dështimeve, Hahnemann Hospital në Filadelfia i refuzoi Dr. Bailey vazhdimin e këtyre interventeve dhe tentativave për të hapur valvolat mitrale.

Pacienti i tyre i tretë ishte një burrë 38-vjeçar i cili u operua në 22 Mars të vitit 1948 në një spital tjetër. Interventi shkoi mirë, por hemorragjia postoperatore bëri që pacienti të vdiste ditën e dytë.

Pacienti i katërt ishte një burrë 32-vjeçar i cili iu nënshtrua interventit në 10 Qershor të vitit 1948. Zemra e tij ndaloi gjatë interventit dhe nuk ishte e mundur kthimi në ritmin normal dhe pacienti vdiq në sallën e operacionit.

Ekipi kirurgjikal u rigrupua dhe shkoi në Episcopal Hospital, ku u krye edhe interventi i pestë në një grua të re. Interventi filloi përpara se të merrej vesh rezultati i keq që kishte ndodhur pak orë më parë në spitalin tjetër në mënyrë që administrata e këtij spitali të tretë të mos ndalonte interventin.

Hapja e valvolës mitrale u realizua me sukses.

Një javë më vonë, Dr. Bailey do të udhëtonte së bashku me pacienten mëse 1800 kilometra për ta prezantuar këtë rast në kongresin vjetor të Kolegjit Amerikan të Mjekëve të kraharorit. Pacientja nuk kishte më simptoma dhe ndihej shumë më mirë se përpara interventit.

Në 16 Qershor të po atij viti, disa ditë pas suksesit të Dr. Bailey, një kirurg tjetër, Dr. Dwight Harken në Boston kreu me sukses zgjerimin e parë të tij të valvolës mitrale. Tre muaj më vonë, Sir Russell Brock në Angli kreu rastin e tij të parë, por nuk e raportoi deri në vitin 1950, pasi kishte kryer edhe pesë raste të tjera të suksesshme.

Në shënjestër valvola pulmonare

Në 4 Dhjetor të vitit 1947, Dr. Thomas Holmes Sellers, një kirurg anglez, realizoi për herë të parë zgjerimin e një valvole pulmonare të ngushtuar. Kjo procedurë kirurgjikale u realizua te një pacient me tetralogjinë Fallot.

Në këtë malformacion ekziston një obstruksion i kalimit të gjakut nga ventrikuli i djathtë për në mushkëri. Pacienti në fjalë për më tepër vuante nga një formë e avancuar e tuberkulozit.

Kur Dr. Sellers hapi perikardin, apo cipën që mbulon zemrën, ai mund të ndjente vetëm me anë të prekjes valvolën pulmonare të ngushtuar, çdo herë që ventrikuli i djathtë kontraktohej.

Ai futi një thikë të veçantë në ventrikulin e djathtë dhe nëpërmjet tij kaloi këtë instrument në valvolën pulmonare duke e hapur atë. Pacienti u përmirësua pas interventit në mënyrë të dukshme.

Zhvillimi i kirurgjisë së zëvendësimit të valvolave kardiake

Sikurse të gjitha tipet e tjera të interventeve kardiokirurgjikale, edhe kirurgjia e valvolave kardiake bëri shumë hapa të rëndësishme përpara me zbulimin dhe vënien në përdorim të makinës zemër-mushkëri.

Mjekët të cilët më përpara vetëm mund të kishin imagjinuar zëvendësimin e valvolave të dëmtuara kardiake, tashmë filluan të punojnë me seriozitet për të projektuar valvola artificiale të cilat mund të përdoreshin realisht në praktikën klinike.

Valvolat artificiale nuk ishin një ide e re

Valvola e parë artificiale u realizua në vitin 1950 kur Drs. Charles Hufnagel në Washington, D.C., dhe J.M. Campbell në Oklahoma në mënyrë të pavarur zhvilluan valvolën e parë artificiale e cila u implantua në një segment të aortës larg zemrës, te qentë.

Kjo mund të realizohej pa makinën zemër-mushkëri pasi vendosja e valvolës ishte larg zemrës. Kirurgët mund të bllokonin lehtësisht aortën në segmentin e saj në fjalë, ta hapnin atë dhe të vendosnin valvolën artificiale.

Këto valvola kishin formën e një topi të futur në një kafaz. Pasi i prezantoi këto rezultate në kongresin vjetor të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, në vitin 1949, Hufnagel filloi përdorimin e kësaj valvole te njerëzit që vuanin nga insufiçiensa e valvolës së aortës.

Implantimi i kësaj valvole në distancë nga zemra, nuk e zëvendësonte apo të përmirësonte vetë valvolën e aortës, por ama ndihmonte duke luajtur një rol të dorës së dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN