MENU
klinika

Shqipëria në shek XV-XIX

Koleksionisti Ylli Sula hap ekspozitën për shqiptarët

23.10.2018 - 11:53

U hap në datën  22 tetor në orën 18:00 ekspozita me temë ‘’Rrëfimet e një koleksioni albanologjik, Shqipëria dhe shqiptarët  nga Skënderbeu tek Pavarësia’’ e koleksionistit Ylli Sula.

Kjo ekspozitë u mbajt në kuadër të vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Për këtë ekspozitë kishte një bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, ku morën pjesë Prof. Dr. Persida Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare, Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, koleksionisti Ylli Sula si edhe miq të apasionuar albanologjisë dhe historisë, të ineresuar rreth këtij eventi.

Në fjalën e hapjes drejtoresha e bibliotekës i uroi mirëseardhjen z. Ylli Sula për këtë ide për këtë ekspozitë ka lindur prej shumë kohësh.

‘’Ne kemi një pasuri të çmuar kulturore dhe kjo pasuri është mbledhur nga koleksionistët tanë, disa prej të cilëve i kemi këtu të pranishëm. Koleksionistët këtë gjë e bëjnë me dëshirën e tyre, ndër të cilët Ylli Sula ka një koleksion mjaft të gjërë si libra, harta, revista, gravura etj.’’ u shpreh drejtoresha.

Kjo ekspozitë ka të ekspozuara një sasitë madhe njësish, 300 njësi nga 1200 të cilat Ylli i zotëron. Ai i jep për këtë momënt 200 vepra t’i vendosë në dispozicion të digjitalizimit të Bibliotekës Kombëtare .

Kurse Dr. Dorian Koçi drejtor i Bibliotekës Kombëtare theksoi se, “Borhesi në veprën e vet monumentale “Biblioteka e Babelit” rrëfen sesi universi konsiston në hapësira dhomash hegzgonale të stërmëdha të cilat përfshijnë dijet e mjaftueshme për të mbijetuar njerëzimi si dhe katër dhoma të mëdha me rafte librash.

Vetë Ylli Sula në fjalën e tij shprehu se, “Nuk e prisja që kjo ekspozitë do te dilte kaq bukur këtë mbrëmje. Falenderoj pafundësisht për fjalët e mira të Persidës dhe Dorianit. Kanë qënë dy motive të forta që më kanë bërë të eci përpara, dashuria për familjen dhe dashuria për librin e leximin.”

”Të gjithë librat e këtij koleksioni kanë të bëjnë më Shqipërinë dhe shqiptarët. Kam rreth 25 vite që koleksionoj libra dhe koleksionin nuk dua ta mbaj për vete por dua ta ndaj me ju”, përfundoi koleksionisti Ylli Sula.

Në ambientet e Muzeut Kombëëtar janë afishuar njësi të ndryshme ku përfshihen libra të albanologëve të ndryshëm si Johann Georg von Hahn, Edit Durham, arbëreshit Zef Skiroi, Leake mbi jetën e Ali Pashës etj.

Në hyrje të sallës ishin afishuar dy piktura të heroit tonë kombëtar Skënderbeut.

Në stendat e afshuara binin në sy koleksionet e librave të vjetër mbi veprën dhe jetën e Skënderbeut, një stendë e veçantë ishte për Ali Pashë Tepelenën, Vepra Papa Klementin e XI, si dhe mbi libra të anTropologjisë kulturore me jetën e shqiptarëve të shekujve të XV deri XIX.

Kishte gjithashtu koleksione gazetash franceze si ‘’Le Petit Journal’’ mbi shqiptarët si dhe harta të vjetra të kohës osmane. Bashkëkohësit e kohës së Skënderbeut etj.

Gjithashtu të martën në datë 23 Tetor, ora 11:00 në Muzen Historik Kombëtar në kuadër të kësaj ekspozite do të mbahet edhe një konferencë shkencore me:

– Aurel Plasari: “Skënderbe në dashurinë e një bibliofili”;
– Xhevat Lloshi: “Visaret befasuese të një koleksioni të rrallë”;
– Skënder Blakaj: “Kontributi shqiptar i Papë Albanit, përfshirë kryeveprën ‘Illyricum Sacrum’, dhe Skënderbeu”;
– Pëllumb Xhufi: “Epiri dhe Kosova në literaturën historike të shek. XV-XVII”;
– Irakli Koçollari: “Një epokë dhe një personazh që pruri në vëmendjen e Europës dhe më gjerë Shqipërinë dhe shqiptarët”;
– Dorian Koçi: “Grand Tour”- Udhëtime dhe zonjat angleze në Shqipëri”.

Ekspozita po vazhdon e hapur dhe ka një interes të shtuar tek vizitorët që po shikojnë me kujdes librat dhe dokumentet e afishuara, pikturat apo hartat e rralla në kohën e Perandorisë Osmane.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!