Korça, qyteti i qeshur dhe plot jetë në juglindje të Shqipërisë, me një sens të pakufishëm mikpritjeje të fton në çdo stinë te vizitosh rrugët e saj karakteristike, të mësosh më shumë për kulturën dhe historinë e saj, si për të kuptuar më mirë se përse shumë njerëz te shquar që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça.
I quajtur ndryshe si qyteti i serenatave, i dashurisë, i artit, i birrës dhe i kërnackave- në morinë e epiteteve gjen shumë të tillë, që cilësojnë vlerat e saj, por edhe te nxisin ta vizitosh.
Në çdo cep që të shkel këmba, ndjen një lloj kënaqësie, sepse kudo shkon nëpër qytet, gjëja e parë me të cilën takohesh, është pikërisht mikpritja e korçarëve dashamirës dhe bujarë.
Për më shumë ndiqni reportazhin e përgatitur nga gazetari i Konica.al, Daniel Mucaku.