MENU
klinika

Anëtarësimi i Kosovës në organizata

Kosova afër anëtarësimit në Interpol

15.10.2018 - 12:20

Ardhja e një personi në krye të Interpol-it nga një vend i cili e njeh pavarësinë e Kosovës do të thotë një mundësi e madhe për vendin që të pranohet në organizatën ndërkombëtare të policisë, por kjo nuk do të thotë se shanset janë edhe aq të mëdha.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, deklaroi se është optimist për pranimin e Kosovës në Interpol.

Shanset e pranimit të Kosovës në organizatën e policisë janë rritur pasi tani në krye të saj erdhi Kim Jong Jang nga Korea e Jugut, vend ky që e njeh pavarësinë e Kosovës.

Kim erdhi në krye të organizatës ndërkombëtare të policisë pas kinezit Menga Hongwei, i cili u akuzua për korrupsion.

Zyrtarët e Kosovës në mars janë shprehur të gatshëm të aplikojnë në Interpol, ndërsa ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq gjatë muajve të kaluar iu ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të Interpolit ku thotë se kërkesa e Kosovës nuk ka bazë.

Asambleja e përgjithshme e Interpolit do të mbahet në nëntor të këtij viti në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Konica.al/