MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Kosova gati të bëhet me ushtri

18.10.2018 - 18:44

-Kosovë

votim-parlameti-kosove-konica.al
votim-parlameti-kosove-konica.al

Me 101 vota për, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në lexim të parë Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa me 98 vota ka kaluar Projektligji për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Këto projektligje, parashohin që Forca e Sigurisë së Kosovës të zhvillohet si një forcë me kompetenca dhe detyra të reja, organizim dhe funksionim të ri dhe kalimi i Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

-Maqedoni

maqedonia ne samitin e natos-konica.al
maqedonia ne samitin e natos-konica.al

Me vizitën e anëtarëve të Komitetit për Anëtarësim dhe Komitetit të Punës për Integrim në NATO, të enjten në Bruksel do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë në këtë organizatë.

Maqedonia në Samitin e NATO-së në Bruksel në muajin korrik edhe zyrtarisht mori ftesë për anëtarësim, ndërsa hyrja u kushtëzua me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

-Kosovë

thaci vasfije krasniqi-konica.al
thaci vasfije krasniqi-konica.al

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka dekoruar me medaljen “Qytetare e merituar e Kosovës”, Vasfije Krasniqi-Goodnam.

Krasniqi ditë më parë e ka rrëfyer tmerrin që ia shkaktuan serbët kur e përdhunuan në moshën 16 vjeçare gjatë luftës së fundit në Kosovë.

-Greqi

tsipras-thirrje maqedonise-konica.al
tsipras-thirrje maqedonise-konica.al

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, i ka bërë apel Maqedonisë për miratimin e emrit të nënshkruar nga të dy vendet duke deklaruar se nuk do të kishte një mundësi tjetër për Shkupin.

Emri i ri i pranuar nga qeveritë e Shkupit dhe Athinës është Maqedonia e Veriut.

-Maqedoni

zgjedhje parlamentare te parakohshme ne maqedoni-konica.al
zgjedhje parlamentare te parakohshme ne maqedoni-konica.al

Deputeti Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se nuk është e nevojshme mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Sipas tij, të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, pasi që siç thotë të gjithë deputetët kanë premtuar se do ta integrojnë vendin në BE dhe NATO. /Konical.al/