MENU
klinika

Detajet

Kosovë/ Protestë kundër vdekjes së punëtorëve në vendin e punës

07.10.2018 - 14:12

“Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” është moto e protestës që do të organizohet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe do të mbahet të mërkurën më 10 tetor 2018 me fillim nga ora 11:00.

93 është numri i personave që kanë vdekur dhe 230 kanë mbetur të lënduar në sektorin e ndërtimit në pesë vitet e fundit në vendet e tyre të punës.

Helmeta me emrin e çdo të vdekuri në vendin e punës do të vendoset në rrethojat e qeverisë. Secili rast që zbardhet helmeta bashkë me emrin e të vdekurit në vendin e punës largohet nga rrethojat e qeverisë, për çdo të vdekur në vend të punës shtohet një Helmet në rrethojat e qeverisë. Nëse qeveria i largon Helmetat pa u zbardhur rastet, nënkupton që ajo po pajtohet me vdekjet, ne do gjejmë mënyra tjera për tua rikujtuar gjithmonë”, thuhet në njoftimin e protestës.

Tutje bëhet thirrje që kushdo që ka mundësi të bashkëngjitet në këtë protestë për të ngritur zërin për këtë dukuri negative.

Kërkoj mbështetjen e 92 personave që fizikisht ta përkrahin një protestë, ne jemi të vetëdijshëm që punëtoret nuk mund te bashkëngjiten, por kërkoj nga ju që keni mundësi te bashkëngjiteni dhe të jemi zëri i tyre, t’u dalim ne mbrojtje, numri i rasteve tragjike do shtohet edhe shumë nëse ne rrimë duke i numëruar. Mjaft qëndruam me kalkulator në duar, shpejt nuk do ketë kalkulator që numëron të vrarët, e vrasësit nuk do të ndalen se ngrituri pallate mbi djersën, gjymtyrët dhe gjakun e punëtorëve. Ta ngrisim zërin para se të jetë vonë, para se zëri ynë të mos mund te ngritët, para se në apo familjarët tanë të numërojnë sekondat deri në përplasjen me tokën”, përfundon njoftimi. /Konica/

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin