MENU
klinika

Intervista e Haradinajt

Kryeministri Haradinaj për mediat kroate: Serbët ta harrojnë Trepçën

28.10.2018 - 21:52

Nuk do të ketë kompromise apo koncesione me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve – tha në një intervistë për Veçernji List të Zagrebit, Kosovës kryeministrit Ramush Haradinaj. 

Sipas tij, “pavarësisht provokimit të vazhdueshme të Serbisë, nuk do të ketë ndonjë konflikt dhe luftë”, sepse autoritetet e Prishtinës “bëjnë punën e tyre dhe për të ndërtuar shtetin dhe institucionet e veta” dhe “qëllimi është për të jetuar në paqe me të gjithë fqinjët tanë”, porse “nuk do të hiqet dorë nga miniera e Trepçës ose hidro-liqeni i Gazivodës”.

Pyetja e parë ishte pse Haradinaj është kundër idesë së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për demarkacionin apo shkëmbimin e territorit me Serbinë.

Unë e kam bërë të qartë se nuk jam për ndarjen e territorit, sepse nuk ka pse bëjmë eksperimente me shtetin tonë të krijuar me gjak. Unë jam krejtësisht kundër kësaj ideje për të luajtur me kufijtë. Me Serbinë ne mund të negociojmë vetëm njohjen reciproke”, tha Haradinaj.

Ai ka deklaruar se autoritetet e Prishtinës i kanë të zgjidhura të gjitha problemet fqinjët, si me Malin e Zi apo Maqedoninë dhe se kanë për qëllim që ta arrijnë këtë dhe me Serbinë, pas së cilës ata mund të përgatiten për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Haradinaj tha se Vuciç vazhdimisht mashtron popullin e tij duke marrë pikë politike me rritjen e tensioneve në Kosovë, por që ai duhet ta kuptojë se pavarësia e Kosovës është një realitet.

Kryeminstri kosovar tha se Serbia nuk duhet të pretendojë asnjë prej pasurive që gjenden në territon e Kosovës.

Trepça dhe Gazivoda janë tonat dhe ne nuk do të heqim dorë prej tyre. Janë burimet tona si çdo gjë që gjendet brenda kufijve të Kosovës. Nuk kërkojmë diçka të ngjashme në Kroaci, Serbi apo Maqedoni”, tha Haradinaj.

Ndërsa kur u pyet për ushtrinë dhe reagimin e Beogradit ndaj saj, Haradinaj tha: “Unë nuk e di pse serbët për çdo gjë të vogël çojnë në rritjen e tensioneve. Krijimi i ushtrisë së Kosovës është një proces normal që ka nisur që para 20 vjetësh, që nga viti 1999.

Ne kemi forcat tona. Ushtria jonë është trajnuar tashmë nga NATO dhe ka standartet e saj. Këto janë forca multietnike pasi në radhët e tyre ka dhe serbë”.

Ai argumentoi se autoritetet e Prishtinës “kanë mbështetjen e jo presionin e bashkësisë ndërkombëtare për atë vendim”.

Për ne nuk ka presion, por një konsultë me të gjithë anëtarët e NATO-s, proces ky i pandalshëm. Kjo është procedurë normale. Çdo vend duhet të ketë ushtrinë e vet. Unë nuk shoh arsye për panik në Serbi. Ajo do të jetë një ushtri mbrojtëse“.

Qëllimi dhe detyra e saj do të jetë ruajtja e integritetit dhe sovranitetin e Kosovës, dhe nuk ka për qëllim pushtimin dhe kapjen e territorit të shteteve të tjera”, ka thënë Haradinaj.