MENU
klinika

Vizita zyrtare

Kryeministri izraelit Netanjahu, së shpejti në Tiranë

25.10.2018 - 10:05

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanjahu njoftoi se kryeministri i Izraelit do të udhëtojë për në Shqipëri dhe Bullgari për t’u takuar me politikanët Ballkanikë në fillim të muajit të ardhshëm. 

Netanjahu do të marrë pjesë në një samit të pacaktuar rajonal në Shqipëri më 1 nëntor, thotë zyra e tij.
Ai do të kalojë dy ditët e ardhshme në Bullgari, ku do të takohet me krerët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket udhëtim i nivelit më të lartë që një drejtues Izraelit zhvillon në vend.

Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për të.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve