MENU
klinika

Detajet

Laboratori i heroinës në Has/ Pranga biznesmenit turk

21.10.2018 - 10:38

Pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Has, ndërsa janë arrestuar 5 persona, mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve

.

Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një rrjet ndërkombëtar prodhimi dhe trafikimi të heroinës. Lënda e parë, e cila vjen prej Afganistanit, dyshohej se hynte fillimisht në Kosovë dhe më pas në Shqipëri ku përpunohej për t’u shitur në vendet e BE-së.

Deri më tani, dyshimet kryesore bien mbi shtetasin Xhevit Shuti, i cili është arrestuar së bashku me djalin e tij të mitur, A. Shuti dhe babanë, Mustaf Shutin.

Për Xhevitin ka dyshime se ka një rol kryesor në laboratorin e drogës. Sipas verifikimeve, ai ka një djalë tjetër në Zelandën e Re, roli i të cilit po verifikohet nga ana e autoriteteve. Gjithashtu, hetime janë duke u zhvilluar edhe për rolin e Flamur Çelës, shofer i zjarrfikëses në Shkodër.

Hetimet kanë nisur disa javë më parë dhe laboratori i përpunimit të heroinës është mbajtur në vëzhgim nga Policia ditët e fundit. Familja Shuti është mbajtur në monitorim, por besohet se ata nuk janë të vetëm në këtë aktivitet.

Të arrestuarit:

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Shtetasi turk