MENU
klinika

Detajet

Laboratori në Has/ 5 të arrestuar dhe 100 kg heroinë

19.10.2018 - 14:47

Nga operacioni në Has ku u zbulua një laborator i përpunimit të drogave të rënda kanë dalë detaje të reja. 

Janë zbuluar më shumë se 100 kg drogë e dyshuar heroinë, e cila është sekuestruar nga policia.

Ndërkaq janë mësuar dhe informacione e para për personat e arrestuar. Identitetet nuk jepen për shkak të sekretit hetimor.

Në pranga shtetasit:
1- V. B.
2- F. C.
3- XH. SH.
4- M. SH.
5- A. SH.

Policia e Kukësit ka reaguar për herë të parë pas lajmit të zbulimit të një laboratori droge në Has.

Zyrtarisht bëhet e ditur se Drejtoria Vendore e Policisë Kukës në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë zhvilluar një operacion antidrogë ku është zbuluar një objekt që dyshohet se përdorej për përpunim të drogave të forta.

“Për detaje të operacionit Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjencitë ligj zbatuese në ditet në vijim do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat për operacionin që zhvillohet në qarkun e Kukësit”, deklaron policia.