MENU
klinika

Aksioni i policisë

Laboratori në Has, Rama: Suksesin opozita e quan faj të qeverisë

19.10.2018 - 20:59

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për operacionin e zhvilluar në Has, ku u zbulua një laborator i përpunimit të drograve të forta si dhe u arrestuan 5 persona.

Kryeministri Edi Rama thotë se në të gjithë botën operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, ndërsa në Shqipëri opozita sipas tij i quan faje të qeverisë.

Statusi i plotë i Ramës:

Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses,në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë
Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit,në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis
#DerinëFund