MENU
klinika

Shndrrimi i FSK-së

Formimi i ushtrisë së Kosovës le Serbinë pa zgjidhje

17.10.2018 - 14:32

Ambasadorja tashmë e dorëhequr e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Nikki Haley, i ka dërguar edhe një letër Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në të cilën ka kërkuar që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova.

Kjo kërkesë e Haleyt ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas publikimit të këtij lajmi, ka thënë se me këtë kërkesë të ambasadores Haley u vërtetua fakti se për SHBA, Kosova është shtet i pavarur.

Më këtë kërkesë, ajo [Haley], dëshiron që t’i heq të gjitha gjurmët e Rezolutës 1244 dhe rendin juridik ndërkombëtar dhe të tregojë se vendimi i tyre ishte i vetmi i mundshëm, ligjërisht i vlefshëm dhe asgjë më shumë”, ka deklaruar Vuçiq, para gazetarëve pas takimit me presidentin austriak Aleksander van der Benoit.

Sipas tij, një vendim i tillë mund të merret vetëm në përputhje me interesat e SHBA-së dhe se sipas tij, kjo a të bëj me stabilitetin e paqes në Ballkanin Perëndimor.

Sipas Vuçiq, largimi i UNMIK-ut nga Kosova dhe themelimi i ushtrisë së Kosovës, do t’ia vështirësonin punët Serbisë pasi që me këtë veprim Serbia më nuk do të mund të këtë të drejtën as për të zgjedhur dhe as për asgjë.

Ai ka thënë se realizimi i kërkesës së Haley do të ishte “shuplakë ndaj përpjekjeve për arritjen e paqes”, por edhe rikthim i presioneve politike. /Konica.al/