MENU
klinika

Buxheti i Tiranës

Lejet e ndërtimit sjellin 26 mln euro

26.10.2018 - 09:14

Një e katërta e të ardhurave të Bashkisë Tiranë për këtë vit do të sigurohen nga pallatet e reja. Në buxhet parashikohen 3.2 miliardë lekë ose afro 26 milionë euro të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për lejet e ndërtimit, të cilës i nënshtrohen të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimore dhe leje ndërtimi. Rritja e numrit të lejeve të ndërtimit në vitet e fundit po bëhet edhe burimi më i rëndësishëm i financimit të buxhetit vendor. Vitin e kaluar, në Qarkun e Tiranës u miratuan 231 leje për ndërtesa të reja.

Buxheti për këtë vit parashikon 12.9 miliardë lekë të ardhura. Një peshë të konsiderueshme në nivelin e të ardhurave nga taksat e mban pikërisht ajo e ndërtesës, me 18% të totalit të të ardhurave, çka pritet t’i sigurojë bashkisë rreth 2.5 mld lekë.  Burim tjetër i rëndësishëm do të jetë do të jetë tarifa e pastrimit, që do të sjellë rreth 2.1 miliardë lekë. Vijon taksa e kalimit të pronësisë për pasuritë e paluajtshme, me 680 milionë lekë të ardhura, tarifa për zënien e hapësirave publike me 490 mln lekë dhe tarifa e parkimit, me 450 mln lekë.

170 milionë lekë pritet të vilen nga tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe 80 milionë lekë të tjera nga taksa e fjetjes në hotel. Buxheti i kryeqytetit për vitin 2018 parashikon 16.3 miliardë lekë shpenzime, një pjesë e të cilave do të financohen përmes transfertës së pakushtëzuar të qeverisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN