MENU
klinika

Kursi i këmbimit

Leku forcohet ndaj valutave kryesore  

17.10.2018 - 15:27

Leku fitoi pikë të mërkurën në kursin e këmbimit valutor, megjithëse luhatjet në vlerat e këmbimit ishin sërish mjaft të kufizuara. Euro u këmbye me 125.25 lekë, 0.06 pikë më pak krahasuar me ditën e djeshme. Kursi euro – lek po stabilizohet sërish dhe mund të hipotizohet se Banka e Shqipërisë ka rinisur blerjet e valutës, me qëllim moslejimin e zhvlerësimit të mëtejshëm të monedhës europiane.

Leku u mbiçmua njëkohësisht edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit britanik. Dollari pësoi një rënie të papërfillshme me 0.01 pikë dhe u këmbye me 108.26 lekë. Ndërsa sterlina po shfaq më shumë luhatje në kursin e këmbimit, luhatje të lidhura me pasiguritë në procesin e Brexit. Monedha britanike u këmbye të mërkurën me 142.29 lekë, 0.57 pikë më pak krahasuar me ditën e martë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kursi i këmbimit

Leku forcohet përsëri