MENU
klinika

Scott Wilson

Leuçemia i merr jetën aktorit të serialit “The Walking Dead”

07.10.2018 - 10:24

Aktori i famshëm, Scott Wilson ka humbur betejën me leuçeminë dhe ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare në Los Anxhelos.

Jo vetëm familjarët dhe miqtë e afërt, por me miliona njerëz në të gjithë botën janë trishtuar nga ky lajm, pasi Wilson ishte një prej aktorëve kryesorë në serialin e shumëndjekur “The Walking Dead”.

Aktori i lindur në Xhorxhia debutoi në botën e kinemasë në vitin e largët 1967 në filmin “The Heat Of The Night”, duke luajtur rolin e një të dyshuari për vrasje.

Shkaku i vdekjes së aktorit është zbuluar nga një zëdhënës i tij për TMZ, i cili raportoi lajmin të shtunën, duke thënë se Wilson mbylli sytë paqësisht në shtëpinë e tij.