MENU
klinika

Gjuha Esperantos

Lëvruesit e “gjuhës botërore” në Shkodër

24.10.2018 - 17:27

Nga Andreas Dushi

Duke hulumtuar në bibliotekat e qytetit të Shkodrës, kam pasur fatin që në atë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të gjej veprën “Skandarbeg hero de Albanuoi”. Emri i autorit ngjante shqiptar, prandaj libri më ngjalli mjaft interes. Bëhej fjalë për Cuk Simonin i cili këtë libër e kishte botuar në vitin 1929.

Fillimisht mendova mos ishte përkthim në spanjisht i versionit shqip të librit, ndonëse nuk kisha dëgjuar asnjëherë për një libër të tillë të shkruar në shqip. Mora librin, fotokopjova disa faqe dhe ia dhashë një mikut tim që e njeh spanjishten, sepse nga titulli dukej sikur kjo ishte gjuha në të cilën libri ishte.

Ai më tha se gjuha nuk është spanjolle, as portugeze as ndonjë tjetër nga e njëjta familje gjuhësh. Më tha se gjuha ishte esperantos, një formë e veçantë e krijuar në fundin e shekullit XIX si sintezë mes gjuhëve më të rëndësishme indoevropiane, aziatike dhe afrikane. Gjithnjë sipas tij, në Spanjë kjo gjuhë studiohej në të gjithë nivelet e arsimit parauniversitar.

Interesi mu shtua dhe lexova mjaft rreth saj. Ajo ishte pjesë përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar një gjuhë botërore. Historia njeh më shumë se 300 përpjekje të tilla, por e vetmja që ja kishte dalë të mbijetonte, ndonëse jo shumë gjatë, qe esperantishtja apo e njohur rëndomë si “GJUE”.

Tjetër gjë që më shfaqi interes ishte integrimi i saj në botën e letrave shqipe. Kërkova për këtë temë dhe gjeta një studim mjaft të shkurtër me autor Marian Shestanin i cili rendiste disa shkrimtarë të rëndësishëm shkodranë që e njihnin dhe e përdornin atë.

I pari është Dom Lazër Shantoja i cili në vitin 1914, në “organin” e kësaj gjuhe, revistën “Esperanto” shkruan artikullin “Gjuha shqype”. Duke lexuar artikullin, shohim se ai i njeh mirë rregullat e gjuhë, botuar që më herët nga Ludovik Zamenhol në Varshavë.

Pas tij vjen vepra e Cuk Simonit për të cilën folëm pak më lart. Shohim se pas tij kemi një heshte të gjatë deri kur, në “Enciklopedinë e Esperantos” të botuar në vitin 1933 vëmë re se në kongresin e kësaj gjuhë ishte një delegat shqiptar, emri i të cilit nuk na jepet.

Gjatë komunizmit, kjo gjuhë u harrua krejtësisht, por jo nga të gjithë. Gjatë asaj periudhe, Zef Mjeda punoi një metodë për ta mësuar atë e cila përfshinte edhe një fjalor me 45 mijë fjalë esperanto – shqip. Ai gjithashtu përktheu 32 prej rapsodive kombëtare në esperanto si dhe disa poezi të Camajt dhe Çefës.

Pas ’90, u çelën disa organizata që synonin ruajtjen e kësaj gjuhe si “Albana Katolika Unuigo Esperantista”, “Lidhja Esperantiste Shqiptare” apo “Shoqata Esperantiste e Durrësit”.

Nuk e dimë nëse këto organizata vazhdojnë të ekzistojnë, por ajo çfarë na intereson është se qysh një shekull më parë, Shqipëra dhe intelektualët e saj nuk qëndronin larg zbulimeve dhe inovacioneve gjuhësore të Evropës dhe botës.

 

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!