MENU
klinika

Le Petit Bala

Libri i Dibrës në garë për “Çmimin e Përkthimit” në Francë

20.10.2018 - 17:20

“Legjenda e Vetmisë”, një ndër librat më të arrirë të pas viteve ’90, shkruar nga Ridvan Dibra dhe përkthyer pak kohë më parë nga Evelyne Noygues në gjuhën frënge nën titullin “Le Petit Bala” është bërë pjesë e garës për “Çmimin e Përkthimit” në Francë. Përkthimi nga shqipja në frëngjisht është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Shkrimtari Dibra, temën për të shkruar këtë libër e ka marrë nga një legjendë e lashtë ballkanase “Nana djalin ka qorrue/ Me gjaks t’burrit m’u martue.” Përsonazhi i romanit është Bala i cili gjithë fantazinë e tij e vë në dobi hakmarrjes për vrasjen e papritur të të atit. Në fund, legjenda përmbushet dhe nëna e Balës qorron të birin dhe martohet me vrasësin e të shoqit.

Kritika në Shqipëri dhe ajo në Francë e kanë mirëpritur librin. Më poshtë, një pjesë e marrë nga shkrimi “Bala apo Oresti i Marrëme autor studiuesin dhe shkrimtarin Ag Apollonin:

Ag Apolloni

‘Legjenda e vetmisë’ nuk është thjesht një legjendë shqiptare. Ajo është një legjendë e shpirtit njerëzor nga koha antike deri në kohën e sotme, e analizuar në klinikën frojdiste, më intencë humaniste, e mbështjellë me formë postmoderniste, e udhëhequr nga qëllime metamoderniste, gjë që këtë vepër të Ridvan Dibrës e bën roman novator si në raport me prozën shqipe, ashtu edhe me vetë prozën e mëparshme të tij.

Krijimtaria e Dibrës është e larmishme. Ka filluar me poezi, ndonëse kontributin më të madh e ka në prozë. Romanet e tij “Nudo”, “Stina e Ujkut”, “Në kërkim të Fëmijës së Humbur”, “Legjenda e Vetmisë” “Gjumi mbi borë”, “Treni i Muzgut” e të tjerë janë mjaft të njohur dhe të lexuar nga artdashësit shqiptarë.

Ridvan Dibra

Parabolat e Ridvan Dibrës, për nga sintetizimi dhe vrullimi i imagjinatës, të kujtojnë parabolat e Kafkës apo skicat – enigma të Apdajakut. Dhe këtë ngjashmëri e përmendim me kuptumin e mirë që kanë paralelizmat në fushën e letrave, si ngjashmëri tipologjike, lidhur me një dukuri të re në letërsinë tonë.” thotë shkrimtari Bashkim Shehu për një tjetër apekt të veprës së Dibrës.

Evelyne Noygues është një përkthyese e njohur franceze. Në fillim të viteve ’90, ajo erdhi dhe jetoi për tre vjet në Shqipëri. Herë pas here, kthehet për aktivitete letrare. Ndër shkrimtarët më të njohur që ajo ka përkthyer, përveç Dibrës janë edhe Maks Velo, Dashnor Kokonozi e të tjerë.

Evelyne Noygues

Vetë Ridvan Dibra në profilin e tij në Facebook ka uruar dhe falenderuar përkthyesen. Ndërsa ne i urojmë suksese letërsisë shqipe, shkrimtarit Dibra dhe përkthyeses Noygues në këtë konkurs.

/Andreas Dushi

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët