Kryeministri Edi Rama nuk i është shmangur sërish debateve për çështjen e këtyre ditëve, siç është ajo për mbylljen e lojërave të fatit.
Përmes një postimi në ‘Instagram’ Rama nënvizoi faktin se bastet nuk i shpëton dot as dëshpërimi dhe as paraja e krimit.
“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, thuhet në postimin e Ramës, ndërsa ka publikuar edhe një foto të vjetër të ish-kryeministrit Sali Berisha teksa pozon i buzëqeshur pranë makinetave të lojërave të fatit.