MENU
klinika

Gjuha dhe Feja

Lojra të rrezikshme me identitetin shqiptar dhe gjuha

07.10.2018 - 20:59

Në 1909, në debatin që bëhej për gjuhën shqipe shumë teori anonin në mendimin që ajo duhet të kishte shkronja të alfabetit turk apo arab. Në këtë debat të hapur ishte kryer tashmë edhe Kondresi i Manastirit ku ishte vendosur se gjuha shqipe duhej të përfaqësohej nga gërmat latine dhe ishin hedhur piketa për një organizim politik lëvizjesh. Problem tjetër ishte për ekzistencën e identitetit kombëtar shqiptar që duhej për ngjizjen e komb-shtetit shqiptar, ku i vihej theksi identitetit fetar.

Dihet që gjuha dhe feja janë dy elementë të rëndësishëm në ngjizjen e një komb-shteti. Debatet për fenë ngatërroheshin qëllimsht nga shtetet ballkanike si dhe nga vet Turqia për të pasur akoma dominim mbi Shqipërinë që nuk kishte krijuar akoma pavarësinë e saj. Bota publicistike në diasporë ishte mjaft e fuqishme për këto aspekte. Për një problematikë qenësore dhe shumë të rëndësishme për Shqipërinë e asaj kohe ‘’Besa’’ në Kostandinopojë shkruan:

 

‘’Shkronjat shqip’’

Lumtë gjuha shqip, lumçin shkronjat e saj që gjithë bota po merren me të e me to!

Me gjuhën shqip dhe me shkronjat e saj gjer më sot po përzjeheshin vetëm shqipëtarët; ca thoshin që duk me qenë shqiptarët myslimanë, më të shumët, pa e ditur ç’është feja , ç’është kombi, ç’janë shkronjat , e që shkronjat tyrqisht janë vërtet shkronjat e fesë islame apo janë marë nga ibranishtes, edhe me këto shkronja nuk mund të shkruhet jo tyrqishtja po dhe ajo arabishtja, vetë për të quhur se di ç’donë e për të pëlqyerë prej fanatikët pa gjuq, se shqipja duhet të shkruhet me shënja tyrqisht të vjetrat ibranishte dhe, po t’u thuash pa shkruanë gjësendi, thonë shkruani ju, këndoni ju, se na as kina pas uzdaj, as kemi, as do ta kemi me shkru e me këto përralla i kemi dëgjuar se u velm’ e u frymë.

Kur shohim njëditëzaj një artikull shkruarë prej doktor Riza Nuri beut, depute i Sinopit, në të cilët thotë që shqipja duhet të shkruhet me shenja tyrqisht, e që qeverija lozonjar e shkretë bëri shumë dëme duk’e ndalu shkrimin e këndimin e shqipes.

Po të themi të vërtetën fuqija lozonjare nuk mundi me na brengu dot, se më parë vivllat shqip shtypeshin në Bukuresht dhe në Sofje e këndoheshin tinët në të gjithë Shqipërin. Sot në kohët të lirisë del një shëronjës nga Det’i zi e thotë që shqipja të shkruhet me shkronja tyrqisht!

Sikur të thosh të mos shkruhet fare. Por sikur ta pyeç këtë shëronjës, përsë nuk shkruan recetat tyrqisht po i shkruan frëngjisht do të përgjigjet që tyrqishtja nuk këndohet dot, dhe kam frikë mos helmoj të sëmurin.

Pra, duk me qënë që ndruhet se mos helmonjë të sëmurin, me shkronjat tyrqisht qysh kuxon e jep një recetë, pa patun frik se mos helmonjë një komb të tërë, për një gjuhë që nuk e di dhe nuk’ e flet?

Na si thamë dhe në fletët No. 8, dimë edhe shqipen dhe tyrqishten, edhe e kina provu e mund t’iau provojmë kujtdo  që të dojë, që edhe turqishtja shkruhet fort faqeza me shkronajt tona.

Mirë thot i ndjeshmi Vasë Shkrodrijani.

Ca thon kina fe, ca thon kina din,

Njëri thot jam turk tjetri llatin,

Do quhen grek e shqeh disa të tjer;

Por jini vëllazën gjith, mor të mjer.

Priftit e hoçët ju kanë hotue

Për me ju damun me ju varfnue

Na shqiptarët jemi her e parë shqiptarë se osmanlli, sicilido ka fen e ti, kush falet në xhami dhe kish në kishë, po jemi të gjithë shqipëtarë. Por për fat të keq me anët të fesë duanë ca që punojnë me djallëzi të na çajn’ e të na ndajnë.

Grekërit me fuqi të kishës orthodhokse duanë t’i quajnë shqiptarët të krishterë të Epirit grekër, serbëtë serb, bullgarët bullgar, edhe austrikëtë i quanjën shqptarët, katolikët latin.

Kshu dhe ca që nuk kuptojn mirësin’ e kombit e të atdheut, duanë të mbjellin farën e ndarjes në mjet tënë. Këto janë gjithë gjepura, se sido dhe më çdo fe të jetë shqiptari, është shqiptar.

Këta të paditun mundohen kot. Një ditë djaloseshin me një zotni, një ylema kënduar dhe i ditur nga Shqipërini e Epër. U hap fjal’e shqipes. Na tha mos kupëtoni çë thonë të marrët e të paditunit që shqipja të shkruhet me shkronja tyrqisht.

Këtë mendje për shkrim i kan ata që duanë të mbeten gjithë shqiptarët si veht’e tyre në padije dhe në errësi, por këta nuk mundin kurë me na ndalu qëllmn’ e shenjtë që kina për përparim’ e kombit tonë. Kjo fjal’e vërtet edhe fjal’ e fundit.

‘’Besa’’ Kostandinopojë, nr. 9. 11 janar 1909

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët