MENU
klinika

Video

Lotaria amerikane/ Ambasada me një njoftim të rëndësishëm

25.10.2018 - 09:24

Ambasada amerikane jep sot një tjetër këshillë me vlerë për të gjithë ata që janë të interesuar të plotësojnë formularin e aplikimit për lotarinë amerikane.

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, ambasada amerikane kujton gjithë të interesuarit ta plotësojne vetë formularin dhe të mos paguajnë apo besojnë asnjë tjetër.

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj“- shkruan ambasada.