MENU
klinika

Rasti i Vasfije Krasniqit

LVV: Rasti i Vasfije Krasniqit të dënohet

17.10.2018 - 16:40

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputeten Albulena Haxhiu dhe drejtuesen e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Bala gjatë një konference për media kanë folur lidhur me rastin e Vasfije Krasniqit, e cila ishte pre e dhunës seksuale në periudhën e luftës nga forcat paramilitare serbe.

Këto janë plagë të hapura e që kullojnë. Mbrëmë zonja Vasfije Krasniqi, rrëfeu publikisht tmerrin e përdhunimit që kishte përjetuar gjatë luftës në Kosovës kur ishte vetëm 16 vjeç. Vasfijen dhe të gjitha gratë e tjera të përdhunuara dujet ti dëgjojë dhe ti ndihmoj shteti pa rezervë”, ka thënë Kurti.

Në anën tjetër, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazile Bala, ka thënë se jemi këtu për t’i shprehur mbështetjen Vasfijes por edhe të gjitha grave tjera.

Vasfija nuk është vetëm viktimë e luftës, por edhe thirrje për drejtësi. E kaluara është shenjë e një lufte të pambaruar, luftës për drejtësi dhe luftës për të vërtetën e grave dhe vajzave në Kosovë. Dëshmitë e mbledhura nuk kishin vetëm një copë letre kanë një histori në vetë. Pas këtyre rrëfimeve të cilat janë heshtur tash e 19 vite në Kosovë, dhe paragjykimi ka qenë dhe më i madh”, ka thënë Bala.

Kurse deputetja Albulena Haxhiu tha se ndaj këtyre grave krimi i parë është bërë nga Serbia, kurse krimi i dytë është bërë pasluftës që institucionet e kanë heshtur këtë krim.

Dje ishte rrëfimi i Vasfijes, për tmerrin që kishte përjetuar gjatë luftës. Pas saj dolën disa përgjigje ku UNMIK dhe EULEX qëllimshëm i kanë dështuar procese gjyqësore të kësaj natyre. Ka bazë dyshimesh se në rastin e Vafsije Krasniqit, gjyqtarët janë korruptuar, njëri nga policët që kishte kryer përdhunimin ndaj Vafsijes është pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Pas kësaj dëshmohet papërgjegjësi që institucionet nuk kanë bërë asnjë veprim të vetëm në kërkim të këtyre veprimeve“, tha Haxhiu. /Konica.al/

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë