MENU
klinika

Suada Sherifi

Mamaja e përkushtuar që habiti edhe komshiun

05.10.2018 - 11:04

Ju kujtohet Suada Sherifi në fillimet e saj? Ajo fitoi spektaklin e bukurisë “Miss Albania” në vitin 2005. Bukuroshja ishte në një moshë fare të re, vetëm 17 vjeçe kur u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë.

Kur jemi 13 vitë pas nga shpallja e saj si femra më e bukur shqiptare, Suada Sherifi mbetet sërish nga femrat më të bukura në Shqipëri edhe pse tashmë ajo është bërë nënë e një vajzë. Ish-miss Shqipëria Suada Sherifi, është bërë nënë rreth dy vite më parë. Vogëlushja e saj Dezi është frut i dashurisë me partnerin Eldi Dizdari dhe tanimë ajo është kthyer në qendrën e botës për ta.

Ndodh shpesh që prindërit pas lindjes së fëmijës, sidomos femrat, të përqendrohen vetëm tek rritja e tyre dhe të lënë mënjanë partnerët e tyre. Por duket se me Suadën nuk ka ndodhur kështu. Si një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar ajo ka treguar në emisionin e pasdites “Ftesë në 5”, se marrëdhënia e tyre thjesht është forcuar më shumë dhe bashkëshortin nuk e lë asnjëherë pas dore.

Unë jam ajo mama, që kur më vjen njeri në shtëpi pa më njoftuar, një i afërt apo ndonjë komshi me gjithmonë do me gjejnë me flokët e shkatërruara. Sot nuk e çova në çerdhe dhe gjithë ditën kemi qenë bashkë dhe kemi pikturuar. Më erdhi një komshi dhe më pa të gjithë të pikturuar duke u habitur”, u shpreh Suada.

Shkak tradhtia? Në një romancë prej më shumë se 1 viti

Adrola Dushi i jep fund lidhjes me reperi!

“Shyqyr që nuk e kishe biletën e kthimit”

Opinionisti i “BBVIP” debaton keq me Albin Nakon!