MENU
klinika

Shitja e barnave pa recetë

Manastirliu: Do të kontrollohen të gjitha farmacitë

04.10.2018 - 15:03

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar në formë të prerë se nuk do të ketë asnjë tolerim për farmacitë dhe farmacistët që japin barna pa recetën e mjekëve.

Teksa ka folur në një interpelancë online në kuadër të “Platformës së Bashkëqeverisjes”, ministrja theksoi se prej dy javësh është ngritur një Task-Forcë, e cila sipas saj, ka detyrë të inspektojë kushtet e tregtimit të barnave, deri te shitja në farmaci.

Platforma bashkëqeverisjes do na ndihmojë për ta bërë punën më mirë, 1424 ankesa kanë marrë përgjigje në 11 muaj. E vlerësojmë shumë këtë ankesë në platformë, ku denoncohen raste dhe bëhet e mundur edhe marrjen e informacionit”, tha Manastirliu.

Ministrja iu është përgjigjur ankesave të farmacistëve dhe qytetarëve në lidhje me problemet që hasin në përditshmëri, sidomos në lidhje me shitjen e barnave pa recetë.

Të gjitha pyetjet tuaja kanë të bëjnë me paketën integruese të kontrollit të shëndetit. Kushtet e tregtimit të barnave pa recetë, është një denoncim, i cili erdhi në platformë. Do ketë kontroll barnash, por edhe mënyrën se si shpërndahen dhe tregtohen. Kjo do bëhet përmes inspektimit të depove farmaceutike dhe farmacive. Ndaj ne kemi krijuar një task forcë, e cila është ngritur prej dy javësh. Kjo task forcë është e përbërë me specialistë të fushave”, shtoi ministrja Manastirliu.