MENU
klinika

Vendimi

Maqedoni, 6 vite burg për ish-ministren e Brendshme

08.10.2018 - 14:07

Gjykata Penale në Maqedoni ka konfirmuar masën e dënimit në procedurën e ndarë për ish ministren e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në rastin “Tanku”.

Ajo u akuzua për blerjen e veturës së tipit Mercedes me vlerë 600 mijë euro.

Vendimi u mor nga këshilli gjyqësor prej pesë anëtarëve të kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Rasti u zbulua me publikimin e skandalit të përgjimeve para tre vjetësh.

Në bisedat telefonike, mes tjerësh dëgjoheshin ish-minstrja e rendit dhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski duke biseduar për hollësitë se çka duhej të përmbajë vetura Mercedes S 600 Guard, e blinduar, që do të përdorej për nevojat zyrtare dhe private të zotit Gruevski.

Gjykata e Apelit më 5 tetor në rastin “Tanku” shqyrtoi dënimin me 2 vite burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ndërsa Gjykata e shkallës së dytë kishte ulur për 2 vjet dënimin për Gjoko Popovskin i dënuar po për të njëjtën vepër.