Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos theksoi edhe një herë se vetëm kur Shkupi të përfundojë me ndryshimet kushtetuese mund të anëtarësohet në NATO apo të fillojë negociatat me BE-në.
Pavlopulos tha se sapo Shkupi të përfundojë këtë proces, Marrëveshja e Prespës do të shkojë për ratifikim në Kuvendin e Athinës.
“Zgjidhja e çështjes së emrit të bëhet në përputhje me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Që të ndodhë kjo, siç kemi thënë qartë dhe është pranuar nga BE dhe NATO, duhet që vendi fqinj t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në rendin juridik, para së gjithash në Kushtetutë.
Vetëm kur të përfundojë i gjithë procesi dhe sapo të vërtetohet se ndryshimet kushtetuese i përmbajnë të gjitha garancitë, atëherë mund të ekzistojë ftesë për anëtarësim në NATO apo fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Poashtu, vetëm atëherë mund të finalizohet përmbajtja e Marrëveshjes mes Greqisë dhe IRJM-së dhe të vijë për ratifikim në Kuvendin grek” – tha Prokopis Pavlopulos, President i Greqisë