MENU
klinika

Ndryshimet kushtetuese

Maqedonia ‘OK’ ndryshimit të emrit

20.10.2018 - 09:36

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në rend dite e kanë pasur pikën për të vendosur rreth Marrëveshjes me Greqinë që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e Veriut.

Pas disa ditëve diskutim në Kuvend dhe një referendumit të dështuar, të shtunën në orët e vona, deputetët vendosën që kjo Marrëveshje të kalojë me vota 80 vota për, 39 kundër dhe asnjë abstenim.

Përndryshe, diskutimet në ditët e kaluara për ndryshimet kushtetuese ishin të zjarrta për të mbrojtur qëndrimet e tyre.

Votimi u bë për ndryshime kushtetuese të katër neneve të Kushtetutës ku do të shtohen “Maqedonia e Veriut” dhe ndryshime tjera, të bazuara në Marrëveshjen e Prespës. /Konica.al/