MENU
klinika

Voskopojë

Maratona e parë në mal me pjesëmarrës nga bota

21.10.2018 - 19:00

Maratona e parë e vrapimit në mal në Shqipëri u zhvillua në Voskopojë.

Organizatorët e kishin ndërthurur vrapimin në natyrë edhe me aktivitete të tjera me synim promovimin e turizmit dhe aktivitetit sportiv.

Pjesëmarrësit të moshave të ndryshme erdhën nga i gjithë vendi, por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe deri nga Amerika e largët.

maratona ne voskopoje-konica.al
maratona ne voskopoje-konica.al

“Jam për herë të parë në Voskopojë! Është një fshat shumë i bukur, jam e dashuruar me këtë vend. Më pelqen natyra dhe ushqimi. Kam marrë pjesë në disa gara në SHBA, por kjo është e para në Shqipëri”.

E veçanta e kësaj maratone është mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuar. Fondet e grumbulluara nga kuota e regjistrimit do të shkojnë për ta.

maratona ne voskopoje-konica.al
maratona ne voskopoje-konica.al

Maratona ishte e ndarë tri etapa, pesë, dhjetë, e njëzet kilometër. Garuesit përshkruan rrugën që njihet si “shtigjet e karvanëve”.

Fituesit do të vlerësohen me çmime.