MENU
klinika

Nga Fadil Maloku

Marrëveshja e Brukselit dhe plani djallëzor i Thaçi-Rama-Vuçiç

09.10.2018 - 21:22

1. Sipas burimeve të sigurta nga Brukseli, është dashur të dal drafti i parë i Marrëveshjes “historike të korrigjimit”, ku pa asnjë garancion të brendshëm (Kuvendit e Qeverisë) e as sish të jashtëm (Amerikës e Gjermanisë) do të nënshkruhej projekti djallëzor i trojkes; Thaçi & Rama & Vuçiq.

2. Në gjithë këtë “pazar, ala ‘esad pashë toptançe”, nuk do kishte as njohje reciproke, ashtu siç na është thënë, folë, e përfolë nga Presidenti, e miqt tanë të interesit  afatëgjatë.

3. Nuk do kishte as mosbllokim, për atë “ulësen” e famshme në OKB! Por, do kishte thjesht “abstenim kurtuaz” nga Serbia dhe aleati i saj shekullor Rusia.

marreveshja-e-brukselit-konica.al
marreveshja-e-brukselit-konica.al

4. Përveç katër komunave, serbëve të mbetur në shumicë etnike, do vazhdohej t’u garantohen dhe ruhen tapitë për ekstrateritoralitet të Kishave Serbe (lexo; kopili tjetër i mbetur “postkëmbim”!?)

5. Decentralizimi për serbët e jugut tē Kosovës, do mbetej edhe më tej kacavjerrur si “shpata e Demokleut” mbi gjithë territorin e rrudhur, në këmbim të heqjes së vendeve të garantuara ahtisariane;

6. Për ngushëllim dhe për statisfaksion moralo politik, po edhe për “kontributin” Thaçit, e në shenjë të vullnetit (lexo; mëshirës aleate!) të mirë nga ana e “aleatëve tanë të mëshirshëm”, vendet e garantuara (një lloj të”kalit /postmodernist/të Trojës”) për minoritetin më superdiskriminues pozitivisht në botë, do hiqeshin;

7. Në gjithë këtë projekt famëkeq, çka është më e rëndësishme; kufizimet për mosbashkim me Shqipërinë (se me Serbinë as që e besoj) do “mirëmbaheshin nën vigjilencën dhe mbikëqyrje” afatagjate, të miqve dhe aleatëve tanë…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë