MENU
klinika

Lufta kundër informalitetit

Mbyllje aktiviteti dhe gjoba për 5 pika grumbullimi kromi

30.10.2018 - 13:50

Policia e Dibrës ka bllokuar 5 aktivitete të mbledhjes dhe grumbullimit të kromit si dhe janë vendosur 10 masa administrative. Në këtë kuadër gjatë ditëve të fundit janë proceduar penalisht 3 shtetas. 

Si rezultat janë proceduar penalisht shtetasit U.T, 40 vjeç, e L.N, 34 vjeç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u janë konstatuar ambjente të pa regjistruar në organet shtetërore me aktivitet, grumbullim dhe seleksionim të materialit të kromit si dhe disa punëtorë të pasiguruar.

Është proceduar penalisht shtetasi T.D, 30 vjeç, për veprën penale “Organizim i llotarive të Palejuara”, pasi në qytetin e Klosit në lokalin që administrohej prej tij, i janë gjetur paisje të lojrave të fatit të paregjistruar në organet tatimore.

Ndërkohë, masa administrative me gjobë u vendos për mos lëshim të kuponit tatimor dhe mosdeklarim i të dhënave të nevojshme. Lufta ndaj paligjshmërisë do të vijojë çdo ditë duke ndëshkuar ashpër çdo shkelës të ligjit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjiknuri në Uzinën e Burrelit

Ferrokromi, 28 milionë USD eksporte