MENU
klinika

Detajet

Mbytet anija e peshkimit në portin e Durrësit

17.10.2018 - 13:27

Një anije peshkimi 20 metra e gjatë me tonazh 60 ton është mbytur në portin e Durrësit. Anija e peshkimit “Klodi“ me pronar Adem Pojana u fundos në kalatën lindore vetëm pak minuta pasi ishte sjelle aty nga deti ku kishte pësuar defekt.

Burimet zyrtare nga Kapiteneria e Portit të Durrësit bënë me dije se pronari i anijes kishte kërkuar ndihmën e rimorkiatorit për të ankoruar në breg peshkarexhën pasi kishte pësuar defekt në det.

 

Pasi peshkarexha u ankorua në kalatën lindore aty ku gjendej ish kantieri i riparimit të anijeve, anija u fundos pasi kishte futur shumë ujë në ambientet e brendshme të saj. Taulant Allka, kapiten i portit të Durrësit tha se kapiteni i anijes po punon dhe ka kontraktuar vinçat për të nxjerrë anijen e për të bërë riparimin e saj.

Në portin më të madh të vendit problemi me i madh i të gjithë industrisë se peshkimit është mungesa e një kantieri detar për riparimin e anijeve të peshkimit.

Ish kantieri ku ndërtoheshin dhe riparoheshin anijet u privatizua nga një kompani private, e cila në mënyrë arbitrare kantierin e shkatërroi duke e çuar për shkrirje në metalurgjikun e Elbasanit.

Në mungesë të Kantierit për riparimin e anijeve armatorët durrsakë janë të detyruar të riparojnë anijet në vendet fqinje, ku kostoja është disa herë më e lartë.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin