Si zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump padyshim që në çdo lëvizje të saj do jetë në qendër të opinionit publik.
Pak muaj më parë, ajo që bëri bujë ishte një xhaketë që ajo kishte veshur, kur po shkonte për vizitë drejt vendit ku strehoeshin fëmijët e emigrantëve. Xhaketa që ajo mbante veshur kishte të shkruar: ‘Nuk më intereson’, si për të shprehur mendimin e saj për këtë çështje.
Ndërkohë tani Melania Trump shfaqet në Afrikë me një kapele të bardhë, që për nga forma i ngjan kapeleve që mbaheshin gjatë periudhës së kolonizimit të shtetit afrikan nga perëndimorët. Sot këto kapele janë zëvendësuar me të tjera dhe mund të vazhdojnë të përdoren vetëm nga disa persona të pandjeshëm që risjellin tek vendasit të shkuarën plot vuajtje që kanë kaluar.
Melania ndodhet e vetme në kontinentin Afrikan për të parë nga afër kushtet në të cilat jetojnë banorët dhe për të shpërndarë ndihma. Por me zgjedhjen e bërë në të veshur, ajo nuk mbështet aspak nga opinioni publik, përkundrazi ata e kanë krahasuar për nga ndjeshmëria me bashkëshortin e saj.
E qëllimshme ose jo, kapelja që Melania Trump kishte vendosur ngjalli shumë diskutim.