MENU
klinika

"Standarti banal"

Merkel nuk rikandidon/ Vasili bën krahasimin e frikshëm

29.10.2018 - 20:40

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka njoftuar vendimin e saj të fundit për të mos kandiduar më në postin e kancelares në zgjedhjet e ardhshme.

Këtë vendim e ka komentuar dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka bërë një krahasim mes standardit të Merkel me standardin banal sipas tij të kryeministrit Edi Rama.

Petrit-Vasili-konica.al
Petrit-Vasili-konica.al

Statusi i plotë:

Standarti Merkel dhe standarti banal Edi Rama.

Angela Merkel gruaja politike me e fuqishme e globit sot vendosi nje standart shume te larte politik, kur deklaroi se do largohej nga kryetare e CDU dhe nuk do te rikandidonte si Kancelare.

Rezultatet elektorale lokale te zgjedhjeve te ndershme gjermane ja imponuan kete.

Kancelare per 13 vjet e Gjermanise lokomotives se Europes dhe misheruese e nje modeli komunikimi njerezor te pakrahasueshem megjithate Merkel do te largohet.

Mizerabel standarti Edi Rama,qe prodhon hajduteri zgjedhjesh,varferi ekstreme ekonomike,arrogance dhe vulgaritet ne komunikimin njerezor eshte turpi i pamerituar qe po vuajne shqiptaret.

Standarti Merkel eshte ne kontrast te frikshem me standartin banal te zvarritjes kriminale te Edi Rames, eshte saktesisht standarti i Shqiponjes perballe standartit te neveritshem te zvarranikut.