MENU
klinika

Nuk është virus, por…

Mesazhi që po përhapet me shpejtësi në “Facebook”

09.10.2018 - 11:12

Shpesh, në rrjetin më të madh social “Facebook” përhapen mesazhe të cilat kalojnë nga njëra llogari në tjetrën me shumë shpejtësi dhe kjo bëhet nga vetë përdoruesit, të cilët mashtrohen nga teksti i mesazhit që u vjen.

Kështu po ndodh edhe së fundmi, madje zyrtarë të “Facebook” kanë reaguar në lidhje me këtë rast. Mesazhi mashtron përdoruesit e Facebook duke i thënë se ka një problem me llogarinë e tyre dhe se është klonuar, që do të thotë se dikush ka krijuar një llogari të re duke përdorur emrin tuaj, fotot dhe informacione të tjera duke u shtirur si ju në “Facebook”.

Mesazhi ju inkurajon që të dërgoni atë te miqtë tuaj në Facebook për t’i paralajmëruar ata për llogarinë e ‘imituesit’.

Përshëndetje! Unë në fakt kam pasur një kërkesë miqësie nga ju dje, të cilën e injorova kështu që mund të doni të kontrolloni llogarinë tuaj. Mbaj gishtin në mesazh derisa të shfaqet opsioni ‘forward ‘ dhe më pasi dërgojani të gjithë personave që doni. Unë ua dërgova të gjithëve individualisht. Paç fat,“-shkruhet ne mesazh.

“Facebook” tha se mesazhi nuk përmban virus dhe këshilloi përdoruesit që thjesht ta fshijnë atë nëse e marrin.