Antibiotikët janë disa medikamente të forta të cilat luftojnë bakteret dhe infeksionet. Përdorimi sipas rregullave i antibiotikëve çon në shpëtimin e jetëve të shumë pacientëve.
Antibiotikët luftojnë duke i zhdukur të gjitha bakteret ose duke mos i lënë ato të riprodhohen.
Antibiotikët nuk i luftojnë viruset si:
•Gripi;
•Kolla;
•Dhimbje të fytit dhe sekrecione.
Por, ka dhe raste ku antibiotikët mund të kenë më shumë efekte negative se sa pozitive. Përdorimi i tyre kur nuk është i nevojshëm mund të çoj në dëme të mëdha.
Bakteret mund të ndryshojnë dhe të bëhen rezistente ndaj antibiotikëve.
Është e rëndësishme që të takoni mjekun tuaj për problemet që keni dhe të këshilloheni me të për llojin e antibiotikëve dhe jo të merrni receta nga njerëz të tjerë.
Është e nevojshme që trajtimi me antibiotikë të çohet deri në fund sepse disa baktere mund t’ju infektojnë përsëri.
Nuk do të këshillohej përdorimi i antibiotikëve pa konsultimin me mjekun tuaj.