MENU
klinika

Çmimi kombëtar

“Mësuesi i vitit në Shqipëri”, kush do fitojë?

08.10.2018 - 11:24

Në Shqipëri janë mbi 470,000 fëmijë që ndjekin arsimin parauniversitar dhe mbi 35,000 mësues që çdo ditë me përkushtim përçojnë dijet e tyre tek fëmijët anembanë vendit.

Mësuesi është një ndër figurat kryesore që luan një rol të pazëvendësueshëm në jetën e fëmijëve dhe të rinjve, pasi të jesh mësues është mision.

Arsimimi i gjeneratave të tëra të qytetarëve sjell zhvillim dhe ndryshim, andaj duhet theksuar se profesioni i mësuesit është një profesion human.

Çdo prind i beson arsimin dhe edukimin e fëmijës së tij mësuesve.

arsimi-konica.al
arsimi-konica.al

Në gjithë këtë periudhë të gjatë tranzicioni pak është bërë në lidhje me vlerësimin e mësuesve që kanë arritje të dukshme në arsimimin e fëmijëve.

Media vizive dhe ajo e shkruar më së shumti trajtojnë episode jo të hijshme që ndodhin në mjediset shkollore, ndërkohë që ka me mijëra mësues, që pavarësisht vështirësive, sfidave, terrenit, me profesionalizëm ushtrojnë profesionin e tyre dhe përçojnë dijet te fëmijët.

Krahas dijeve shkencore mësuesit edukojnë fëmijët edhe me vlerat e qytetarisë dhe të respektit të të drejtave të njeriut, të cilat kanë një vlerë të jashtëzakonshme në ndërtimin e marrëdhënieve gjatë gjithë jetës, duke formuar individë me potencial të jashtëzakonshëm për të zhvilluar vendin.

Studime të ndryshme në fushën e mësimdhënies vlerësojnë së tepërmi rolin që mësuesi luan në jetën e nxënësve. Sipas studimit të UNESCO “Të mendosh për Arsimin!

Drejt një të Mire të përbashkët globale?

arsimi-konica.al
arsimi-konica.al

Mësuesit konsiderohen si aktorët kyç në aftësimin e fëmijëve që prej fëmijërisë së hershme e përgjatë trajektoreve të procesit të të nxënit, sepse është ai që i nxit apo edhe zbeh këto aftësi.

Kështu, Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri (ACCE), një rrjet me pjesmarrjen e gjerë të organizatave të shoqërisë civile dhe sindikatave të Arsimit që do të japë dhe këtë çmim, beson se figura e mësuesit duhet të vlerësohet sa më publikisht nga të gjitha institucionet, komuniteti, shoqëria dhe më gjerë, për kontributin që ata japin çdo ditë në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve në mbarë vendin.

Është edhe kjo arsyeja pse iu bashkua nismës së Fondacionit Varkey për të organizuar, për herë të parë në vend, Çmimin Kombëtar për Mësuesin në Shqipëri, fituesi i të cilit do të bëhet pjesë e finalistëve të Çmimit Botëror për Mësuesin, aktivitet ky që organizohet çdo vit nga Fondacioni Varkey.

Në kuadër të kësaj nisme për “Çmimin Kombëtar”, kanë marrë pjesë të gjithë mësuesit që japin mësim në arsimin parauniversitar publik edhe privat, ndërsa vetëm pesë do të jenë kategoritë kryesore të vlerësimit:

• Mësuesi i Vitit në Mësimdhënie;
• Mësuesi i Vitit  Avokues për të Drejtën për Arsim;
• Mësuesi i Vitit në Inovacion;
• Mësuesi i Vitit si Kontribues në Arritjet Akademike të Shkollës;
• Mësuesi i Vitit në Arsim Parashkollor.

arsimi-konica.al
arsimi-konica.al

Ndërsa disa nga kriteret mbi të cilat Juria do të bëjë vlerësimin e kandidaturave të unifikuara me kriteret e vlerësimit të Varkey Foundation janë:

Arritja e rezultateve të të nxënit të demonstrueshme në klasë, njohja e arritjeve të një mësuesi në klasë dhe më gjerë nga nxënësit, kolegët, drejtuesit e shkollës ose anëtarët e komunitetit e më gjerë, përdorimi i praktikave mësimore inovative dhe efektive që janë të riprodhueshme.

Këto kritere do të ndikojnë në cilësinë e arsimit, aftësimi i fëmijëve për t’u bërë qytetarë globalë, duke ju ofruar atyre një arsimim të bazuar tek vlerat, inkurajimi i mësuesve për të qëndruar në profesion, duke zhvilluar aftësitë e tyre si dhe për të inkurajuar mësues të tjerë që të bashkohen me ta në profesionin e mësimdhënies.

Ceremonia e “Mësuesi i vitit në Shqipëri” do të zhvillohet në qendrën për hapje dhe dialog (COD) në datën 9 tetor. Jemi të gjithë kureshtar se kush do të fitojë, sepse siç thotë dhe Ever Garrison:

“Mësuesi është një busull që ve në lëvizje magnetet e kuriozitetit, dijes dhe zgjuarsisë tek nxënësit.”

I.A.