MENU
klinika

Vizita në Washington

Meta: Ballkani ‘barut’ i ndezur, jo ndryshim kufijsh

02.10.2018 - 21:14

Gjatë qëndrimit në Uashington, Presidenti Meta ishte i ftuar Nderi i Qendrës së Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”.

I pari i shtetit shqiptar, ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin amerikan “John Hopkins”, ndërsa ka theksuar se puna në Ballkan është një kapitull ende i papërfunduar.

Ballkani është një “punë” ende e papërfunduar. Ndërhyrja e NATO dhe veçanërisht përfshirja e SHBA-BE, jetësore për Ballkanin . Shqiptarët janë një faktor i fortë stabilizues në rajon. Faktori shqiptar, katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon”, ka thënë Meta.

Meta ka folur gjithashtu edhe për temën e nxehtë siç është “Korrigjimi i kufijve”: “Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj.

E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi . NATO, BE dhe SHBA të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë”, shtoi Meta.

Gjithashtu, presidenti Meta deklaroi se të gjithë vendet e Ballkanit duhet të punojnë fort për të ndërtuar “BE e vogël” brenda shoqërive të tyre.

Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, shembull i bashkëpunimit ekonomik rajonal në fushën e energjisë. Të krijojmë “BE-në tonë të vogël” brenda vendeve tona. Një nga sfidat më të mëdha të rajonit tonë është emigracioni i paligjshëm”, përfundoi Meta.