MENU
klinika

Detajet

Meta dhe Thaçi në Stamboll për inaugurimin e aeroportit të ri

29.10.2018 - 12:53

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta mbërriti sot në Stamboll, me ftesë të veçantë nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan për të marrë pjesë në përurimin e aeroportit të madh të këtij qyteti “Istanbul Ataturk Airport”.

Simbolika e këtij përurimi përkon me 95-vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë.

Në Turqi ka mbërritur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Inaugurimi i aeroportit, i cili pas përfundimit të plotë pritet të jetë aeroporti më i madh në botë, do të bëhet me praninë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe pjesëmarrje të mysafirëve nga katër anët e botës.

Hapja e fazës së parë të aeroportit bëhet me rastin e Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923.

Aeroporti i Stambolli

Mbi 50 zyrtarë të lartë nga të paktën 18 shtete do të jenë pjesë e ceremonisë, e cila pritet të ndiqet në mbarë botën.

Ceremonia e hapjes së fazës së parë, gjatë së cilës do të shërbehen 90 milionë pasagjerë në vit, do të fillojë në orën 16:30 sipas kohës lokale.

Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76,5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.

Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë njerëz.

Pas përfundimit të punëve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do të shërbejë rreth 200 milionë pasagjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN