MENU
klinika

Thumbon nismën e Ramës

Meta i ‘tërheq’ veshin Ramës: Me kazinotë nuk mjafton

17.10.2018 - 16:49

Në ditën botërore kundër varfërisë, Presidenti Meta ka kërkuar më shumë përkushtim për të nxjerrë vendin nga varfëria. Sipas kreut të shtetit, shqiptarët po shkojnë drejt veseve që nuk janë zgjidhje, por shkatërrojnë familjet.

Shqipëria renditet në vendet e pakëta që ende nuk e ka të përcaktuar minimumin jetik, edhe pse dihet që mallrat e shportës kanë një kosto prej 12 mijë lekë.

Duke u nisur nga kjo një numër e konsiderueshme familjesh nuk arrijnë të sigurojnë edhe para për bukën e gojës.

Në ditën botërore kundër varfërisë Presidenti i republikës Ilir Meta i ka rënë këmbanës së alarmit duke theksuar se varfëria është një plagë e herdhme e shoqërisë dhe po i nxit shqiptarët drejt veseve.

ilir-meta-teatri-konica.al

”Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e “aventura” të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund, e shkatërrime familjesh që ka prodhura ky fenomen. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshme. Lufta kundër varfërisë, nuk zgjidhet as me një thes me miell.’-tha Meta.

Në buxhetin e vitit 2019 qeveria shqiptare ka parashikuar përfshirjen e 69 mijë familjeve në skemën e ndihmës ekonomike. Në varësi të bashkisë që ndodhen shuma që atya përfitojnë shkon nga 5 mijë lekë në 80 mijë lekë.