MENU
klinika

VIDEO

Meteorologia parashikon motin me djalin mbi shpatulla

12.10.2018 - 18:53

Një video është duke bërë xhiron e botës, ku shfaqet meteorologia Susie Martin, e cila u shfaq në ekran së bashku me djalin e saj mbi shpatulla.

“Është jashtëzakonisht çliruese që të jem në gjendje të mbaj djalin tim gjatë kryerjes së detyrave të tjera,” shkroi ajo në blogun e kompanisë Praedictix. Gruaja bëri këtë gjest për të festuar “javën e fëmijërisë” dhe u vlerësua nga shumë përdorues të internetit, të cilët ndanë videon e “buletinit të posaçëm”.

Video u postua edhe nga kompania meteorologjie në rrjetet edhe me një mbishkrim: “Parashikimi ynë kombëtar sot u njoftua nga meteorologia @smartinWX dhe nga një mysafir i veçantë. Për fat të keq, asistenti po flinte në vendin e punës. Kërkojmë ndjesë për këtë të papritur”.