MENU
klinika

Game of Thrones

Midis 50 aktorëve kryesorë, edhe një shqiptar!

21.10.2018 - 20:26

Nuk është gjë e mirë për Shqipërinë, por a e dini se, për momentin, më shumë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit se sa brenda tij?

Me këtë pyetje e nis shkrimin dhe i drejtohet publikut media Fansided.

Ndërkohë që vetëm tre milion shqiptarë jetojnë brenda kufijve të Shqipërisë, disa vlerësime tregojnë se rreth shtatë deri në dhjetë milion shqiptarë jetojnë diku tjetër, jashtë vendit.

Barristan Selmy mund ta kuptojë këtë mënyrë jetese. Megjithëse ai kaloi pjesën më të madhe të jetës në Westeros, kur Joffrey e hoqi atë nga posti i tij në Kingsguard, ai përdori një dredhi dhe bashkoi forcat me Daenerys Targaryen në Astaporin e largët.

Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës jashtë vendit për t’i shërbyer asaj.

Por, jetesa në një vend të huaj nuk është e vetmja gjë që Selmy ka të përbashkët me Shqipërinë. Për shembull, bunkerët ushtarakë janë një atraksion i madh turistik në këtë vend.

Barristani është vetë luftëtar, kështu që do t’i pëlqente të paguante për t’i bërë një vizitë atyre bunkerëve.

“Shqipëria ka pasur shumë ndryshime gjatë dekadave të fundit; një piktor dhe politikan, Edi Rama, është kredituar për ringjalljen madhore të kryeqytetit, Tiranës”, shprehet Fansided.

Selmy padyshim e kupton ndryshimin; ai çrrënjosi gjithë jetën e tij kur Joffrey e hodhi poshtë atë. Ai më pas duhej të rivlerësonte atë që ishte më e rëndësishme për të dhe si t’i arrinte qëllimet e tij.

Kur Bijtë e Harpit e vranë atë në rrugët e Meereen ai ishte një njeri shumë i ndryshëm nga personi i cili e la King’s Landing jo shumë kohë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit