Khabib Nurmagomedov mposhti në raundin e katërt legjendën e UFC-së, Conor McGregor, por e gjithë vëmendja ka kaluar te ngjarja pas ndeshjes, ku luftëtari rus i arteve marciale mike doli jashtë kafazit duke u konfrontuar me tifozë (sipas Khabib, i shanë fenë islame).
Mike Tyson, i njohur për egërsinë e tij në ringun e boksit profesionist të kategorisë së rëndë, ka mbetur i tronditur nga niveli i dhunës dhe kaosit të shkaktuar jashtë kafazit tetëkëndësh gjatë incidentit të shkaktuar nga Khabib Nurmagomedov.
Ish-kampioni i kategorisë së rëndë të boksit profesionist mbahet mend për incidentin e rëndë kur ia hoqi një copë të veshit pas kafshimit me dhëmbë kundërshtarit të tij Evander Holyfield gjatë duelit të vitit 1997, teksa gjakrat ishin nxehur brenda ringut. “Njeriu i hekurt” u skualifikua dhe dy ekipet u përleshen.
Në duelin e sotëm tre persona u arrestuan dhe Khabib e McGregor u larguan nga prej kafazit nga policia. Rusi kërkoi falje, por e arsyetoi veprimin e tij, duke thënë ekipi i irlandezit e kishte ofenduar duke komentuar mbi fenë, kombin dhe babanë e tij.
Për momentin, Khabib i është pezulluar premio 2 mln dollar, ndërsa presidenti i UFC, Dana White, ka deklaruar se luftëtari rus mund ta pësojë keq nga veprimet e tija, deri te heqja e titullit. Ndërsa McGregor ka deklaruar se do revansh.