MENU
klinika

Arsyeja

Ministri i Brendshëm i Francës jep dorëheqjen/ Pse ?

03.10.2018 - 14:28

Presidenti francez Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e ministrit të tij të Brendshëm, Gerard Collomb, pavarësisht të gjithave.

71-vjeçari Collomb paralajmëroi se pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian do të tërhiqet nga posti ministror dhe se në vitin 2020 do të kandidojë për kryebashkiak të Lionit.

Të hënën Macron refuzoi dorëheqjen e 71-vjeçarit, por pa sukses. Ky i fundit paraqiti sërish dorëheqjen dhe presidenti u detyrua ta pranojë atë.

Dorëheqja e Collomb-it erdhi vetëm disa javë pas dorëheqjeve të dy personazheve të njohur të qeverisë së Macron.