MENU
klinika

'Kanë bërë detyrën'

Ministri Salvini: Karabinierët që vranë shqiptarin meritojnë medalje

05.10.2018 - 19:40

Shqiptari, Eduart Kozi, ishte një nga viktimat që u qëlluan nga karabinierët pas një tentative për grabitje në një dyqan cigaresh.

Dy karabinierët dhe roja e sigurisë u përpoqën të ndalonin grabitësit, edhe pse prokuroria ka hapur hetim për të verifikuar nëse janë tejkaluar kompetencat apo jo.

Por zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, në një postim në Twitter shkruan se “ata nuk meritojnë të hetohen, por meritojnë një medalje”.

Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje,” shkruan Salvini.

50-vjeçari shqiptar që mbeti i vrarë nga policia mori një plumb në kokë.