MENU
klinika

Detajet

Ministri turk: Shqipëria, mike e vërtetë/ Takimet me Ramën e Bushatin

19.10.2018 - 08:46

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka mbërritur të enjten (18 tetor) në Shqipëri në kuadër të vizitës së tij zyrtare, ndërsa sot do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të vendit, si kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Ditmir Bushati, me të cilin do të mbajë një konferencë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij të enjten, gjatë një takimi me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO), Cavusoglu tha se Shqipëria nuk është vetëm një shtet me të cilin Turqia ka bashkëpunim në rajon, por edhe shtet mik me lidhje historike.

“Shqipëria nuk është vetëm një shtet me të cilin Turqia ka bashkëpunim në rajon, por edhe mik i vërtetë me lidhje të lashta dhe historike”, tha kryediplomati turk gjatë takimit raporton Anadolu Agency (AA).

Cavusoglu theksoi se bashkëpunimi midis dy vendeve ka një kontribut të madh për mbështetjen e bizneseve prestigjioze turke dhe shqiptare. Ai tha se investimet e firmave turke në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme dhe se ato aktualisht kapin vlerë prej rreth 2,5 miliardë dollarëve.

Do të kemi mundësinë që të shprehim dëshirën tonë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, sidomos në sektorin e edukimit. Me Shqipërinë si një shtet mik së bashku hedhim hapa përpara. Bashkëpunimi midis dy vendeve ka një kontribut të madh për mbështetjen e bizneseve prestigjioze turke dhe shqiptare. Shikojmë se ka një rritje të investimeve të kompanive prestigjioze. Kemi dhe një rritje të numrit të anëtarëve dhe kjo na bën krenarë”, deklaroi Çavuşoğlu.

Është e rëndësishme të rrisim investimet edhe në anën kualitative, Aktivitetet që dhoma organizon janë shumë të rëndësishme për të ardhur në ndihme për projekteve që janë të nevojshme në Shqipëri, që janë të rëndësishme për rritjen ekonomike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trevat e Ballkanit”, shtoi ai.